English

Bën sherr me kryeplakun, arrestohet 42-vjeçari

Sarandë, 11 mars, NOA – Forcat e policisë së Sarandës, kanë nisur procedim penal ndaj një 42-vjeçari i cili bëri sherr me kryeplakun e fshatit të tij.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 42-vjeçarin Ilia Papa, banues në fshatin Mursi të komunës së Xarës në Sarandë, i cili është konfliktuar me kryeplakun Spiro Bakalli, 44-vjeçar.

Ky i fundit, sipas denoncimit që ka bërë në polici, është fyer për shkak të detyrës nga i lartpërmenduri.

Materialet proceduriale rreth kësaj ngjarje, do t’i përcillen prokurorisë së Sarandës për veprën penale “Fyerje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 239 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE