Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E plotë- Deklarata e PS Blendi Klosit pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare
English

E plotë- Deklarata e PS Blendi Klosit pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare

Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Pas përfundimit të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Sekretari Organizativ i kësaj partie bëri të ditura për mediat vendimet e saj.

Fjala e plotë e Blendi Klosit

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e mbledhur sot diskutoi me seriozitet dhe përkushtim gjithë procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Socialiste për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit si edhe diskutoi kriteret dhe parimet mbi të cilat do të ngrihen listat e këshilltarëve të këtyre komunave dhe bashkive. Sot miratuam një udhëzim, i cili ka të bëjë me parimet, kriteret dhe procedurat që do të ndiqen gjatë këtyre dhjetë ditëve në vazhdim deri në vendimmarrjen e kryesisë e cila do të jetë në datën 27 të këtij muaji për vendimmarrjen përfundimtare për këto kandidatura.

Për sa i përket parimeve dhe kritereve mbi të cilat ne do të përcaktojmë kandidaturat tona ato do të jenë:

Të plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Të kenë kontribut e angazhim politik dhe të kenë njohuri për programin e politikat e PSSH-së në nivel kombëtar e vendor.

Të kenë arsim të lartë, të zotërojnë aftësi të spikatura profesionale e menaxhuese.

Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktiv dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e elektoratit.

Të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizuese e të punës në ekip, të zotërojnë eksperiencë për menaxhimin e burimeve njerëzore e materiale.

Të kenë integritet moral dhe kurajë për të luftuar korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet e ligjit, po ashtu të jetë në mënyrë të përputhur me kërkesat e kodit të Partisë Socialiste dhe të ligjit për sa i përket konfliktit të interesave.

Mbi këto parime dhe mbi këto kritere ne do të përzgjedhim listën e kandidatëve për kryetar komune e bashkie e po ashtu këshillat komunalë në të gjitha këto njësi.

Pyetjet e gazetarëve:

Sot u diskutua për çështjet politike, kam parasysh kushtet për hyrjen në zgjedhje?

Partia Socialiste e Shqipërisë është e angazhuar në një proces zgjedhor, i cili realisht zhvillohet në një moment dhe në një periudhë të caktuar dhe padyshim kjo mbledhje e gjatë e kësaj asambleje, diskutoi edhe për këtë proces, i cili ka shumë rëndësi, është shumë i rëndësishëm po aq sa rezultati, që zgjedhjet e ardhshme elektorale të dëshmojnë edhe njëherë një stabilitet tjetër. Të kemi mundësi që në këto zgjedhje të kemi kushte shumë të ndryshme nga ato të zgjedhjeve të fundit elektorale dhe atë që kemi thënë prej dy vjetësh, të kemi mundësinë që shqiptarët të jenë të sigurt se vota e tyre do të shkojë për kandidatin që ata do të hedhin.

Me aleatët...?

PS merr vendime për kriteret dhe parimet mbi të cilat do të përcaktojë listat e tyre të kandidatëve dhe të kryetarëve të bashkive dhe komunave dhe listat e këshillave komunalë. Natyrisht ne nuk mund të marrim vendimmarrje për aleatët, por sipas kodit dhe elektoral dhe sipas udhëzimit të sotëm do të jetë kryesia e partisë e cila do të vendosë për aleancat me aleatët në të gjithë territorin e vendit dhe kjo ishte një vendimmarrje e kësaj asambleje.

Kanë ndryshuar kushtet apo qëndrimi i PS?

Nuk kanë ndryshuar as kushtet dhe as qëndrimi i Partisë Socialiste. Vazhdojmë të kërkojmë që zgjedhjet në Shqipëri do duhen bërë në një atmosferë tjetër, me kushte dhe kritere të tjera të cilat nuk janë të njëjta me ato të zgjedhjeve të kaluara. Do të duhet që PS dhe jo vetëm simpatizantët e kësaj partie, po i gjithë elektorati shqiptar të shkojë në proces zgjedhor i sigurt se vota e tyre nuk do të vidhet. Të shkojë në proces zgjedhor i bindur se ai proces zgjedhor do të ndryshojë fatet e tyre dhe jo fatet e tyre do të varen nga manipulimi i pushtetit dhe vjedhja e votave nga qeveria aktuale e Sali Berishës.

Pyetje:......

Gara jonë do të jetë e shtrirë në të gjithë territorin e vendit dhe kërkesa e partisë për rezultat pozitiv dhe për përfshirje jo vetëm si kandidat por edhe në këshillat komunalë në të gjithë vendin dhe më pastaj në këshillat e qarqeve do të jetë më të njëjtin intensitet në çdo cep të territorit. Nuk ka ndarje territoriale.

Do kërkoni rikompozim të KQZ?

Asambleja socialiste diskutoi për sa i përket procedurave dhe kritereve, të cilat kanë të bëjnë me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve tanë. Për sa i përket luftës sonë për më shumë transparencë për parime dhe të drejta dhe për barazi në procesin zgjedhor ato janë padyshim pjesë e luftës sonë dy vjeçare dhe nuk mund të shkëputet as kjo mbledhje e sotme nga këto kërkesa.

a.y/NOA

KOMENTE