English

Eagle Mobile: Shënojmë tre vjet histori suksesi

Tiranë, 11 Mars 2011 NOA - Kompania e telefonisë së lëvizshme Eagle Mobile, shënon përvjetorin e tretë të saj. Eagle erdhi si një shpresë për ndryshim në tregun e monopolizuar të telekomunikacioneve në Shqipëri. Ajo solli shërbime të reja në një treg, ku mbizotëronin vetëm thirrjet zanore dhe SMS-të.

Me hyrjen e kësaj kompanie, çmimet shumë të larta në këtë sektor u ulën dhe kjo solli avantazhe jo vetëm për abonentët e Eagle, por edhe për ata të operatorëve të tjerë, ku çmimet ndryshuan ndjeshëm.

Eagle ka investuar 70 milion Euro në këto tre vjet, duke ofruar mundësi punësimi për rreth 1000 profesionistë shqiptarë, shumica e tyre femra. Me rrjetin e përbërë nga 377 stacione bazë, tani, Eagle ka mbulimin më të mirë me 91,2 për qind të territorit dhe 98,1 për qind të popullsisë. Eagle është kudo, madje edhe në Valbonë, Tomor apo tunelin e Kalimashit. Eagle u prit mirë nga të gjithë shqiptarët. Kjo familja ka tani më shumë se 870 mijë anëtarë në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të thotë se kompania ka rritur me 40 për qind numrin e abonentëve në 12 muajt e fundit. Edhe të ardhurat e Eagle, shihet të kenë rritje me 18 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2010 të ardhurat e Eagle Mobile krahasuar me të ardhurat totale të tregut janë rritur me 12 për qind. Kompania ofron shërbimin më të mirë në çdo cep të Shqipërisë me anë të rrjetit të saj prej 75 dyqanesh. Me Eagle Mobile, Shqipëria ka filluar përdorimin e internetit në telefonat celularë.

Interneti në celular ishte një luks dhe një shërbim krejtësisht i panjohur për konsumatorin shqiptar, e veçanërisht për të rinjtë. Tani 35 për qind e abonentëve Eagle përdorin internetin çdo ditë në telefonat e tyre SMART dhe përqindja e tyre është në rritje.

Eagle Mobile për herë të parë solli shërbime të vlerës së shtuar (VAS) për përdoruesit shqiptarë. Tani, në ditëlindjen e tretë, 14 për qind e të ardhurave të kompanisë vijnë nga shërbimet VAS.

Super Riniring mbetet plani më i mirë tarifor dhe më i dashur nga të gjithë në Shqipëri. Eagle ka dyfishuar numrin e abonentëve me kontratë në vitin e fundit, duke ofruar çmimet më të mira për individët, kompanitë dhe institucionet. Tani, shumica e institucioneve në Shqipëri janë përdorues të Eagle, gjë që është një tregues i mirë i besimit të tyre ndaj kompanisë sonë.

Me një koncept krejtësisht të ri reklamash, kompania Eagle solli risi edhe në këtë sektor në Shqipëri. Ajo tregoi se ky vend është i bukur dhe i zhvilluar dhe se yje Hollivudi mund të kthehen e të jetojnë këtu. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, z. Ali Taskin shprehet se kompania është krenare me arritjet në një kohë kaq të shkurtër. "Ne nuk kemi frikë nga konkurrenca. Eagle Mobile është e hapur ndaj konkurrencës së ndershme, sepse ishte kjo kompani që e solli konkurrencën në sektorin e telekomunikacionit në Shqipërisë.

‘Shqiponja’ do të vazhdojë të sjellë çmimet, ofertat, si dhe teknologjinë më të mirë. Ne kemi dhe do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet më të mira. Natyrisht, do të vazhdojmë me projektet në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë sonë. Unë falënderoj shumë shqiptarët për besimin e tyre, përkrahjen dhe ngrohtësinë që kanë treguar ndaj Eagle Mobile. Falënderoj kolegët e mi në Eagle që janë duke punuar shumë për të sjellë më të mirën për anëtarët tanë të familjes Eagle" është shprehur z. Taskin. Eagle Mobile është gati për teknologjinë 3G. Teknologjia që kompania ka instaluar dhe po zbaton që nga dita e parë është ndër rrjetet më moderne në Evropë. Për një treg më konkurrues, licenca e shërbimit 3G duhet të ofrohet për të gjithë operatorët e interesuar në Shqipëri. Hyrja e shërbimit ‘Portabiliteti i Numrit’ të telefonisë celulare, para së gjithash do t’i vijë në ndihmë konsumatorit dhe do të rrisë konkurrencën. Kjo do të detyrojë operatorët për të dhënë shërbime, oferta dhe çmime më të mira.

Ne presim që shërbimi të mund të ofrohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Me Eagle Mobile, çdo abonent mund të komunikojë në të gjithë Evropën dhe botën me tarifat më të mira roaming. Merrni me vete numrin tuaj Eagle kur udhëtoni jashtë vendit. Surprizat po vijnë me Eagle, qëndroni me ne! Faleminderit që jeni pjesë e kësaj familjeje!

KOMENTE