Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradimi, kapet në Athinë i dënuari me 10 vjet burg për prostitucion
English

Ekstradimi, kapet në Athinë i dënuari me 10 vjet burg për prostitucion

Athinë, 11 mars, NOA - Zyra e Interpolit në Tiranë informon se ditën e djeshme, nga homologia e saj në Athinë të Greqisë, është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i 44-vjeçarit shqiptar të quajtur Shaip (Vasillaq) Lulja.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, i linduri në fshatin Shegas të Lushnjës, rezulton i dënuar me 10 vjet burg nga gjykata e Elbasanit, që para 9 vitesh.

Konkretisht, ai është akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 114/a, pika 5 e 6 të Kodit Penal.

I fshehur në shtetin fqinj, ai ka mundur të bjerë në pranga si rezultat i bashkëpunimit të zyrave “Interpol Tirana” dhe “Interpol Athina”.

n.e/NOA

KOMENTE