Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Besimi i cunguar në drejtësi, edhe gjyqtarët nuk duhet të kenë imunitet
English

Nishani: Besimi i cunguar në drejtësi, edhe gjyqtarët nuk duhet të kenë imunitet

Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani në tryezën e mbledhur sot në emrin “ Nevoja për një reformë tërësore të procedurës penale” të organizuar nga misioni OPDAT, deklaroi se në drejtësi nuk ekziston besimi i plotë.

Sipas tij reforma në Drejtësi nëpërmjet reformimit të sistemit gjyqësor tashmë është në epiqendër të proceseve integruese të vendit tonë, pasi edhe Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë ka analizuar me kujdes rekomandimet e Opinionit të Komisionit Europian mbi kërkesën e Shqipërisë për përfitimin e statusit të vendit kandidat.

“Temat e zgjedhura për diskutim në këtë tryezë si ; parimi i gjykimit të pandërprerë, afatet hetimore dhe rregullat mbi sigurimin/marrjen e provave, gjykimit të shkurtuar, imunitetit të gjyqtarëve, janë disa nga sfidat kryesore të sistemit tonë gjyqësor pasi përmes tyre garantohet zbatimi i së drejtës”, deklaroi ministri Nishani.

Ai theksoi se drejtësia dhe funksionimi i saj përbëjnë themelin dhe garancinë e çdo shoqërie demokratike.

Nishani deklaroi se, sot , ende drejtësia, e ka të cenuar nivelin e besimit te publikut tek ajo.

Sipas tij, “Kjo mungesë e besimit te publikut tek drejtësia , nuk vjen për shkak të mungesës së legjislacionit, as të instrumenteve legal të zbatimit të drejtësisë apo të pushtetit të cunguar të drejtësisë. Sot, besimi i cunguar i publikut tek drejtësia lidhet kryesisht me sjelljen profesionale dhe etike të individëve që përfaqësojnë sistemin gjyqësor (gjyqtarë dhe prokuror) dhe që veprojnë dhe marrin vendime në emër të këtij pushteti”.

Ai garantoi se vetëm një pjesë e vogël e tyre e kanë dëmtuar imazhin e drejtësisë.

Nishani theksoi gjithashtu se përpara drejtësisë paraqiten jo pak sfida të cilat duhet të realizohen me sukses.

Ministri i Drejtësisë theksoi se një çështje e diskutueshme është edhe çështja e imunitetit të gjyqtarëve

“Realizimi i kufizimit te imunitetit me procedurë të gjeneruar nga brenda vetë sistemit do të ishte shumë më kredibël se edhe vetë ndryshimi eventual ligjor i parashikimit kushtetues. Besoj fort se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo dhe parimore, që edhe gjyqtarët, përmes një vetëdeklarimi vullnetar me shkrim të kufizimit të imunitetit në rastet e nisjes së hetimit për afera korruptive, vetëdeklarim i cili të notifikohej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të konfirmonin parimin e barazisë përpara ligjit të vet atyre që ligji ju është besuar si instrument për të dhënë drejtësinë për çdo kënd”, deklaroi ministri i Drejtësisë gjatë fjalës së tij.

a.y/NOA

KOMENTE