Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 11 Mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 11 Mars 2011

Tiranë, 11 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi votimet e ligjeve të fundit në Kuvemd, si edhe çështjen e vilave në fshatrat turistikë.

Ato tregojnë gjithashtu, sesi gjykata e Apelit ka lënë dje në burg gardistin Agim Llupo, i akuzuar për vrasjet e 21 Janarit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Emrat, politikanët të cilët kanë vila në fshatra turistikë”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete listën përkatëse të politikanëve me vila në të tilla fshatra.

“Kompensimi dështoi, të paguajë kush ka marrë tokë me 7501-n” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Auron Tare: Grekët pas regjistrimit, do kërkojnë territorin”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zgjedhjet lokale/ PS miraton kriteret: Nuk do kandidojnë humbësit”, i cili flet për vendimin e marrë nga Partia Socialiste për kandidatët në zgjedhjet lokale të 8 Majit.

“Vrasjet e 21 Janarit, Apeli lë në burg gardistin”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Dritan Prifti voton pro mazhorancës në Kuvend, ish-ministri: Ishin ligje të nevojshme”; “Eksodi i marsit 1991, fotot tronditëse të shqiptarëve në Brindizi” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Përballje Rama-Berisha”, i cili citon kallëzimin e bërë nga kryebashkiaku ndaj kryeministrit për ofendimet në një seancë plenare të 2009-ës, si homoseksual dhe keqtrajtues i nënës. Seanca më 18 prill.

“Pranga tutores 25-vjeçare në Itali” është një artikull tjetër i kësaj gazete.

Kurse “Mjekësia, 3 mijë lekë për çdo provim shtesë” flet për provimet në shkolla.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Listat e 2009-ës, peng në KQZ”, i cili tregon sesi nuk janë dërguar në Arkivin e Shtetit kutitë e zgjedhjeve parlamentare.

“Pronarët e vilave marrin edhe tokën, akuza ministrave” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “21 janari, gardisti Agim Llupo në burg”, “Amnistia fiskale, nis faza e dytë e negocimeve” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Arvizu: Rama dhe Basha, të dalin në debat televiziv”, i cili pasqyron deklaratën e bërë nga ambasadori amerikan në vendin tonë, mbi dy kandidaturat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Çiftet shqiptare, 1 në 5 vuan për të pasur fëmijë”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Spahiu dush gjyqtarëve: Po zvarrisni proceset”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 11 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE