Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policët e Kosovës dhe familjet e tyre, duhet të sigurohen me ligj
English

Policët e Kosovës dhe familjet e tyre, duhet të sigurohen me ligj

Policët në detyrë për mbrojtjen e qytetarëve, rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e pasurisë publike dhe individuale, në luftë kundër kriminalitetit, rrezikojnë edhe jetën e vet, e prandaj ata dhe familja e tyre, duhet të sigurohen me ligj

Nga Sadri Kabashi*

Policia e Kosovës si shërbim i interesit të përgjithshëm shoqëror në mbrojtjen e popullit, mban përgjegjësi për ruajtjen e rendit dhe sigurimit publik dhe është shërbimi më i respektuar i organeve ekzekutivo-shtetërore në territorin e Republikës së Kosovës.

Policët në detyrë për mbrojtjen e qytetarëve, rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e pasurisë publike dhe individuale, në luftë kundër kriminalitetit, rrezikojnë edhe jetën e vet.

Ballafaqohen edhe me kriminelët e armatosur e të maskuar me maska.

Policët duke kryer detyrën, rrezikojnë edhe jetën e vet duke shpëtuar qytetarët nga rreziku i jetës në fatkeqësitë e komunikacionit, tentim vetëvrasjeve e të tjera fatkeqësive që ndodhin në Kosovë.

Rasti konkret është ai i policëve Afrim Shyti dhe Bekim Zogaj nga stacioni policor i Mitrovicës, të cilët i kanë shpëtuar qytetarët prej rrezikut për jetën duke rrezikuar atë të tyren.

Polici i Stacionit Jugor në Mitrovicë ka shpëtuar vajzën 30-vjeçare të përkatësisë etnike serbe nga pjesa veriore e Mitrovicës, e cila ishte duke kryer aktin e vetëvrasjes duke kërcyer nga ura në lumin Ibër, polici është hedhur në lumë dhe e ka shpëtuar vajzën dhe i ka dhënë ndihmën e parë deri sa ka arritur ndihma e shpejtë e stacionit shëndetësor.

Në kryerjen e detyrave për sigurimin e rendit, qetësisë publike, sigurimin e komunikacionit, luftën kundër kriminalitetit etj, në territorin e Kosovës pas lufte kanë humbur jetën 11 policë.

Rasti tragjik në Kosovë është vrasja e policëve: Isuf Haklaj, nga Isniqi i Deçanit, vrasja e Sabahate Tolaj dhe plagosja e rëndë e Hysen Lataj, të dy nga Raushiqi i Pejës.

Këta policë, së pari kanë pasur kërcënime telefonike dhe pastaj janë vra sepse kanë punuar në shërbimin hetues të Policisë së Kosovës.

Policët e as familjarët e tyre nuk gëzojnë kurrfarë mbrojtje ligjore: pensionin invalidor, invalidor-familjar, mbrojtjen shëndetësore e as kurrfarë shpërblimi material.

Të vetmet ndihma materiale ndaj policëve të lënduar dhe familjeve të atyre që e kanë humbur jetën në detyrë, janë ndihmat financiare të kolegëve të cilat në bazë vullnetare policët i ndajnë nga të ardhurat e tyre personale.

Deri në vitin 1990 policët që kanë pësuar dëmtime në detyrë në Kosovë ata dhe familjet e tyre përveç të drejtave për sigurimin shëndetësor, pensionit invalidor e kanë gëzuar të drejtën e invalidit ushtarak, si dhe invalidit familjar për të gjithë anëtarët e familjes. Këto të drejta kanë qenë të siguruara me ligjin federativ të ish-Jugosllavisë dhe ligjit të krahinës autonome të Kosovës.

Për sigurimin e policisë dhe familjeve të tyre në rast lëndimi dhe humbjen e jetës në kryerjen e detyrave ishte dashur që qeveria e Kosovës dhe parlamenti ta aprovojnë ligjin për sigurimin invalidor të Policisë, ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për inspektorët-zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Zbulim-Informim.

Për ata oficerë të Policisë së Kosovës, ushtarët e FSK-së e qytetarë tjerë të cilët për shpëtimin e jetës së qytetarëve ishte dashur të shpërblehen edhe materialisht nga organet shtetërore: Kryetari i Komunës, Ministri i Punëve të Brendshme, Kryeministri dhe Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës.

* Shkrim i mbërritur nga Prishtina, autori një jurist i diplomuar

KOMENTE