Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha fajtor për 26 jetët e humbura në Gërdec
English

PS: Berisha fajtor për 26 jetët e humbura në Gërdec

Tiranë, 11 mars 2011, NOA – “Fajin e ka Saliu për 26 jetët që humbën në Gërdec prej korrupsionit të familjes Berisha”. Me këto fjalë e nisi reagimin e saj nga selia rozë, anëtarja e Asamblesë Kombëtare Megi Ajtyresa, e cila akuzoi kryeministrin Berisha si fajtor për 26 viktimat që pasoi shpërthimi tragjik në Gërdec, në 15 marsin e vitit 2008.

“Fajin e ka vetëm Saliu që familjarët e 26 viktimave ende sot kërkojnë drejtësinë e munguar. Edhe për braktisjen që i është bërë banorëve të Gërdecit të shkatërruar materialisht nga shpërthimi tragjik, fajin e ka Saliu”, tha Ajtyresa, duke rikujtuar se kryeministri Berisha vrau 26 shqiptarë në Gërdec 3 vjet më parë dhe katër shqiptarë të tjerë në demonstratën e 21 janarit.

Duke iu përgjigjur dhëmbë për dhëmbë premtimeve të sotme të kryeministrit ndaj banorëve të dëmtuar të Gërdecit, Ajtyresa bëri me dije se drejtësia mungon vetëm sepse Sali Berisha është kundërshtar i ligjit dhe të drejtës.

Në këtë kontekst, Megi Ajtyresa rikujtoi dhe u bëri thirrje qytetarëve të mblidhen të martën në 15 mars në bulevardin e kryeqytetit, në tre-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit për t’i dhënë sikundër tha ajo këtë mesazh kryeministrit: “Kurrë më vrasjes. Kurrë më padrejtësisë”, përfundoi prononcimin e saj anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa.

mit/NOA

KOMENTE