Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohen 22 kg kanabis, identifikohen 3 autorët
English

Sekuestrohen 22 kg kanabis, identifikohen 3 autorët

Shkodër, 11 mars, NOA – Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e llojit kanabis sativa, është mundur të sekuestrohet nga forcat e policisë së Shkodrës, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Fjala është për sasinë prej 22 kilogramëve kanabis, të cilat janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një terren të pyllëzuar, në fshatin Manc të Shkodrës, të futur në 4 thasë, në gjendje të tharë, si dhe një qese plastike me fara me peshë prej 982 gram, të kësaj bime.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, nga ana e policisë është bërë e mundur identifikimi i tre personave, gjenaralitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për arsye hetimesh.

U bë shpallja në kërkim e këtyre shtetasve dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ndërsa materialet proceduriale iu kaluan prokurirosë së Shkodrës, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

n.e/NOA

KOMENTE