English

Cunami, si lidhen katastrofat natyrore mes tyre

Tokio, 12 Mars 2011 - Dominik Peters - Pjesa më e madhe e cunameve shkaktohen nga tërmetet - Lidhja mes katastrofave natyrore

Cunami është thuajse gjithnjë pasojë e një tërmeti. Kjo lidhje ndihmon të paktën për të paralajmëruar në kohë për një cunami.

Më shumë se një mijë vetë kanë humbur jetën, shumë të tjerë janë lënduar: tërmeti i shekullit me fuqi 8,9 ballë tronditi rëndë Japoninë. Valët e cunamit goditën veçanërisht ashpër verilindjen e vendit. Shumë shtete të tjera në rajonin e Paqësorit janë tani të kërcënuar.

Cunami pas një tërmeti nuk është dukuri e rrallë

Kjo është katastrofa më e madhe natyrore në historinë e Japonisë. Një tërmet me fuqi 8,9 ballë të shkallës Richter dhe dallgë të larta goditi verilindjen e vendit. Varkat u flakën në breg nga dallgët, makinat u rrëmbyen në det nga masat e ujit. Në një prej centraleve bërthamore shpërtheu zjarri.

Që tërmeti u pasua nga një cunami, i cili depërtoi kilometra të tërë në brendësi të vendit dhe mori gjithçka me vete, nuk është diçka e pazakontë, thotë i cituar nga radio DW, Daniel Acksel nga qendra gjermane për studime gjeologjike në Potsdam:

"90 për qind e cunameve shkaktohen nga tërmetet. Tërmete, të cilët e kanë epiqendrën në det. Pjesa tjetër 10 për qind, shkaktohen nga shpërthime vullkanesh apo rrëshqitje të nëntokës në detyra”.

Ende nuk ka sisteme për parashikimin e tërmeteve

Tërmeti para brigjeve të Japonisë e çau tokën nën det vetëm në një thellësi prej 20 kilometrash. Pak pas tërmetit një dallgë cunami katër metra e lartë arriti në brigjet japoneze të Paqësorit dhe autoritetet japoneze dhanë paralajmërimin për cunami. Pra sistemi i paralajmërimit ishte i dobishëm për parashikimin e cunamit, por tërmeti nuk u arrit të parashikohej. Daniel Acksel shpjegon përse:

"Ne nuk kemi gjetur ende procese, të cilat të japin të dhëna të besueshme se në çfarë vendi, çfarë kohe apo thellësie do të ndodhë një tërmet. Nga ana tjetër nëpërmjet rrjetit tonë të sensorëve ne jemi në gjendje të lokalizojmë shumë shpejt tërmetet dhe të llogarisim fuqinë e tyre, të përcaktojmë thellësinë. Këta janë parametra të rëndësishëm mbi bazën e të cilëve mund të themi: me shumë gjasa do të ndodhë një cunami, ju lutemi jepnin paralajmërimin”.

KOMENTE