Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, bum birësimesh të fëmijëve kinezë e nepalezë
English

Itali, bum birësimesh të fëmijëve kinezë e nepalezë

Romë, 12 mars 2011, NOA – Italia, një nga shtetet europiane me numrin më të vogël të lindjeve shënon një nivel tejet të lartë të numrit të birësimeve. Sipas autoriteteve në Itali ka një bum birësimesh të fëmijëve kinezë dhe nepalezë nga çiftet italiane që nuk duan apo nuk munden të lindin fëmijë.

Ky numër vërtet në rritje është shënuar përgjatë vitit 2010.

Sipas të dhënave çiftet italiane pritshmëritë më të larta për të birësuar fëmijë i kanë pikërisht nga këto dy vende aziatike, ku ka një përqindje të lartë të popullsisë së varfër.

Këto të dhëna publikohen nga Komisioni Ndërkombëtar i Birësimit (CAI), i cili në bilancin e birësimeve të kryera gjatë vitit 2010 bën me dije se nga jashtë janë birësuar 4.130 fëmijë, që don të thotë 4.2 përqind më shumë se në vitin 2009.

Kjo shifër rekord është shënuar në Itali.

Në këto dhjetë vitet e fundit nga çiftet italiane janë birësuar gjithsej 32.095 fëmijë.

mit/NOA

KOMENTE