Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Negociatat krijojnë ‘Republikën Serbe’ në Kosovë”
English

“Negociatat krijojnë ‘Republikën Serbe’ në Kosovë”

Prishtinë, 12 mars, NOA - Lëvizja "Vetëvendosje", përmes një aksioni simbolik, ka kundërshtuar sot serish dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Drejtuesit e kësaj Lëvizje thanë sot se këto negociata janë të dëmshme për Kosovën, por jo për Serbinë.

Sipas tyre Serbia do të shfrytëzojë këto bisedime për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të kësaj fushate, aktivistët e Lëvizjes shpërndanë fletëpalosje në qendër të qytetit në Prishtinë.

Në këto materiale radhiteshin arsyet se pse nuk duhet negociuar me Serbinë: “Negociatat e integrojnë Serbinë në BE”, “Negociatat e krijojnë republikën serbe përbrenda Kosovës”, “Negociatat e bëjnë Kosovën të kontrolluar nga Serbia”, “Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës”, ishin disa prej mesazheve të shkruara në këto fletëpalosje.

Sipas Vetëvendosjes, aktivitete të ngjashme do të organizohen edhe nëpër qendra të tjera në Kosovë.

a.k/NOA

KOMENTE