Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 13 Mars 2011
English

Parashikimi i motit për 13 Mars 2011

Tiranë, 13 mars, NOA - Edhe dita e nesërme do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje në gjithë territorin e vendit. Pjesa e dytë e ditës do të shoqërohet me vranësira në zonat malore të vendit.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Moti i qëndrueshëm do të mbetet prezent në territorin shqiptar. Temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme për shkak të qarkullit të masave ajrore nga Veriu i Afrikës. Zonat e ulta dhe bregdetare do të karakterizohen nga moti i kthjellët, ndërsa me vranësira të pjesshme do të jenë zonat malore Lindore.

Pjesa e dyte e ditës parashikon largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë vendi të jetë me diell. Gjatë natës do të ketë kalime të vranësirave nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë rritje në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Më të larta temperaturat do të jenë në zonat bregdetare, 20 grade celcius

Era do të fryjë e lehte në tokë edhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon të jetë i ulët.

Europa

Zona e alpeve dhe Europa Veriperendimore do të dominohen nga vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe dëborë, ku më problematike situata do të jetë në Alpe dhe Britani, pasi reshjet do të jenë me intensitet të lartë. Vendet Nordike do të dominohen nga reshje të dendura dëbore, sidomos Suedia dhe Norvegjia, ku sasitë e dëborës do të jenë të konsiderueshme, duke sjellë probleme në akset rrugore të tyre. Në jugperendim të kontinentit do të vendoset një qendër me presion të ulët atmosferik, e cila do të sjellë destabilitet të atmosferës, vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Portugalia dhe Spanja do të përjetojnë stuhi të forta ere dhe dallgë të larta. Ndërsa me mot të kthjellet dhe temperatura të larta do të jetë Gadishulli i Ballkanit.

a.k./NOA

KOMENTE