Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Kontrabanda e naftës, përgjegjësit janë në qeveri
English

Shalsi: Kontrabanda e naftës, përgjegjësit janë në qeveri

Tiranë, 12 mars, NOA – Partia Socialiste ka reaguar sot për arrestimet e bëra dje në lidhje me kontrabandën e naftës. Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi tha për mediat se dje u arrestuan hajdutët, por jo ideatorët.

Ai bërë përgjegjës për këtë kontrabandë, një sërë drejtuesish të lartë të qeverisë. “Të mos harrojmë se në pranga kanë rënë hajdutët që ekzekutonin grabitjen e naftës, ndërsa kusarët e vërtetë që hapnin shtigjet, me policë dhe me xhandarë taksash dhe tatimesh janë në qeveri e në parlament. Saliu, Luli, Bodja, motra Vokshit duhet të japin llogari para shqiptarëve për këtë kusari marramendëse”, tha Shalsi.

Sipas deputetit të PS-së, shuma e dëmit që i shkaktohet shtetit nga kjo kontrabandë arrin në 80 milionë euro në vit.

“Fajin e ka Saliu. Saliu dhe njerëzit shumë afër tij, që rrjepin përmes kësaj bande çdo vit 80 milionë euro. Një tregti, e paralajmëruar prej kohësh si një biznes i paligjshëm dhe me përfitime të majme në kurriz të shqiptarëve”, tha Shalsi.

Ai u shpreh se tashmë e kanë të gjithë të qartë se përse u vodhën zgjedhjet. “A ka njeri vallë që të mos e kuptojë se pse u vodhën zgjedhjet e 28 qershorit ! Pse u vranë njerëzit me 21 janar ! Përse vendi ka marrë të tatëpjetën dhe shqiptarët janë përditë e më të varfër! Sepse regjimi i Sali Berishës, një regjim kusarie dhe vrastar, mendon vetëm e vetëm se si të pasurojë oborrin e tij duke plaçkitur tokën dhe mjelur nëntokën e Shqipërisë”, tha sot Shalsi.

a.k/NOA

KOMENTE