English

Shkunden grataçelat nga cunami në Japoni (VIDEO)

Tokio, 12 Mars 2011 NOA – Ajo që po ndodh në Japoni po i kall datën jo vetëm banorëve të saj por mbarë Azisë dhe më gjerë në të gjithë botën.

Sot pa u gdhirë shpërtheu dhe centrali bërthamor.

[media id=205 width=600 height=400]

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, material radioaktiv është gjetur jashtë centralit, ku dyshohet se një reaktor mund të ketë arritur nivelin e shpërthimit, si pasojë e mbinxehjes pas dëmtimit që tërmeti i shkaktoi një ditë më parë sistemit të ftohjes.

Një zonë prej 2,5 deri ne 3 kilometrash rreth centralit është evakuuar plotësisht për arsye sigurie.

[media id=210 width=600 height=400]

Më herët qeveria vendase shpalli gjendjen e alarmit për pesë prej tyre, ndërkohë që tashmë janë shtuar dhe dy të tjerë. Më shumë se 215.000 persona janë evakuuar, përfshirë dhe në zonat përreth reaktorëve.

Sakaq, rreth 20 shtete po përgatiten të presin frikën që ka kapluar Japoninë.

Një shpërthim ndodhi dhe tym ka dalë nga centrali bërthamor i Fukushimas në Japoni, ndërsa mediat vendase sugjerojnë se impianti mund të jetë duke shpërthyer. ***

[media id=208 width=600 height=400]

Japonia është zgjuar nën rrënoja e përmbytje. Dallgët apokaliptike, kanë rrethuar japonezët duke mos u dukur asgjë në horizont se kur do të tërhiqen.

Një mision i madh shpëtimi është ndërmarrë në pjesën verilindore të Japonisë një ditë pasi tërmeti 8.9 ballësh dhe një cunami shkatërrues vendin duke marre jetën e qindra personave.

Sipas burimeve vendase viktimat e kësaj katastrofe natyrore mendohet të jenë më shume se 1500 persona ndërkohë që shumë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shkalla e dëmeve materiale është jashtëzakonisht e lartë, shumë fshatra janë përfshirë nga uji. Me mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe situata paraqitet e vështirë edhe për ekipet e shpëtimit.

[media id=209 width=600 height=400]

Kryeministri i vendit Naoto Kan, ka vizituar zonat e përmbytura po ashtu dhe reaktorët bërthamorë në Fukushima të dëmtuar nga tërmeti shkatërrues.

Edhe pse zyrtarët kanë bërë të ditur që nuk janë dëmtime të renda dhe nuk përbën rrezik për banoret, me mijëra persona në zonat për rreth kanë lënë shtëpitë e tyre.

[media id=207 width=600 height=400]

KOMENTE