English

Të burgosurat me pranga, ulen si spektatore në Teatër

Tiranë, 12 mars, NOA – Me pranga në duar, por ama të lira si gjithë të tjerët për të ndjekur një shfaqje, rreth 50 gra e vajza që vuajnë dënimin në burgun 325 në Tiranë, kanë ndjekur dje në mbrëmje komedinë "Salla e banjos", e cila shfaqet në Teatrin Kombëtar.

E vënë në skenë nga regjisorja Inis Gjoni, kjo shfaqje u pa prej tyre, duke marrë mesazhe për jetën e femrave në tërësi, si një komedi dedikuar gruas dhe problemeve të saj.

Kjo është një komedi e realizuar nga femrat dhe që u drejtohet meshkujve.

n.e/NOA

KOMENTE