Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti apokaliptik, Japonia në panik: 1000 të vdekur e 10 000 të humbur
English

Tërmeti apokaliptik, Japonia në panik: 1000 të vdekur e 10 000 të humbur

Tokio, 12 mars 2011, NOA – Tërmeti apokaliptik me magnitudë 8.9 ballë më i dhunshmi ndër tërmetet që kanë goditur Japoninë dhe tsunami me dallgë 10 metra të larta që dje bëri kërdinë në verilindje të Japonisë mendohet të kenë shkaktuar të paktën 1000 viktima, ndërkohë që 10 mijë të tjerë konsiderohen të humbur. Veriu i Japonisë edhe sot u lëkund nga goditje të forta tërmeti i një 6.8 ballë dhe tjetri me magnitudë 6.0 ballë.

Lëkundjet e forta sipas mediave japozeze shkaktuan edhe shpërthimin e fuqishëm të centralit bërthamor në Fukushima, duke bërë të përjetohej një nga situatat më të frikshme për banorët e vendit, por jo vetëm...

Sipas të dhënave nga shpërthimi i ndodhur herët në mëngjes janë plagosur disa punonjës të centralit.

Zona e evakuuar në Fukushima është 20 km, ndërkohë që agjencia japoneze e sigurisë nukleare deklaroi se nuk ka gjasa për dëme të mëdha në reaktorin bërthamor.

Vetë kryeministri japonez Naoto Kan pohoi në televizionin japonez se tërmeti solli një katastrofë të paprecedentë.

Ndërkaq sipas informacioneve të paktën 1,4 milion shtëpi kanë mbetur pa ujë.

Rrjeti BBC citon këtu autoritetet vendore, duke theksuar se 59 çisterna me ujë janë dërguar tashmë nëpër zonat më të goditura nga tërmeti.

Rreth 3 milion vetë janë pa energji elektrike, ndërkohë që sipas kompanive do të duhet pak kohë që të rinisë shërbimi për rikthimin e energjisë elektrike.

Gjithashtu mediat vendase dhe të huaja flasin për 9500 të humbur në qytetin Miyagi, pikërisht në zonën ku ndodhet porti i Minamisanrikut, në verilindje të Japonisë, një nga zonat më të prekura nga tsunami, që pasoi tërmetin e fuqishëm prej 8.9 ballë që goditi dje një nga superfuqitë e botës.

Sipas kryeministrit japonez Naoto Kan, tërmeti ka shkaktuar tsunamin më të madh nga ç’mund të merrej me mend.

mit/NOA

KOMENTE
  • Skender Curaj06:35 - 14 Mars 2011
    shpreh keqardhjen me te madhe per popullin japonez ne kete tragjedi te kobshme,duke shpresuar qe kjo te perfundoje me sa me pak dhimbje.