Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent/ Japoni, shpërthen centrali bërthamor
English

Urgjent/ Japoni, shpërthen centrali bërthamor

Fukushima, 12 mars, NOA – Ajo për të cilën të gjithë kishin frikë, duket se sapo ka nisur të ndodhë.

Në Japoni u shfaq sot rreziku i parë serioz lidhur me shpërthimin e mundshëm të centraleve atomike, pas tërmetit dhe tsunamit të shkaktuar ditën e djeshme.

Mediat ndërkombëtare konfirmojnë shpërthimin e parë në centralin bërthamor japonez të Fukushimës, duke qenë në ankth për të tjerë të tillë që mund të vijojnë gjatë ditës.

Nga ana e saj, Agjencia Japoneze e Sigurisë Bërthamore, ka bërë me dije se gjithçka është e lidhur me probleme të shkaktuara në reaktorin bërthamor dhe se janë shkaktuar edhe të lënduarit e parë.

“Shkrumbohet muri rrethues. Kafazi i reaktorit, ka ‘avulluar’. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim mjaft të fortë”, citojnë mediat për Fukushimën.

Mësohet se të lënduarit kanë qenë disa punëtorë të centralit ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE