English

Baby alcohol: fëmija 3 vjeç shtrohet në spital për abuzim me alkoolin

Londër, 16 Mars NOA- I pabesueshëm rasti i alkoolizmit i një fëmije anglez, vetëm 3 vjeç nga West Midlands, i cili u shtrua në spital për abuzimin me alkoolin.

I vogli, rezulton përdorues i rregullt i alkoolit për më shumë se gjashtë muaj. Sipas mjekëve alkooli mund të ketë shkaktuar ndonjë dëmtim të trurit për fëmijën.

Ky rast nuk është unik. Sipas Nicolay Sorensen, ekspert në “Alcohol Concern: "Një alkoolist kronik paraqet një varësi fizike ndaj alkoolit dhe fëmijët e alkoolizuar nuk mungojnë. Me pak fjalë, duhet të keni marrë aq shumë alkool sa të kthehesh në një të tillë".

"Është një rast i tmerrshme", - shton Sorensen. Muajin e kaluar, një tjetër vajzë 8 vjeçare është përcaktuar si pijanecia më e re në Angli. Sipas mediave vendase ajo kishte filluar pijen e alkoolit nga prindërit deri sa më pas u kthye në një problem serioz, duke u dehur katër ose pesë herë në javë.

a.e./NOA

KOMENTE