English

Berisha del me një deklaratë për “Gërdecin”

Kryeministri Berisha deklaron se ai i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit

Tiranë, 15 Mars 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha doli me një deklaratë para pak minutash duke thënë se ai i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit.

Kryeministri tha se u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie.

Kurse nga ana tjetër, Kryeministri përshëndet “aktin dinjitoz të banoreve të Gërdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luajë Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e të afërmeve për jetët e të humburve të 15 marsit sa herë afrojnë fushatat elektorale”.

“Kujtojmë se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat pasi nuk ishte vit elektoral”, - thitë Berisha në mesazhin e tij.

Ai përfundon duke thënë se “Qeveria garanton banoret e kësaj zone se do të angazhojë të gjitha mundësitë e saj për të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre”.

e.r/NOA

KOMENTE