English

Fluturimet në ajër, risia e festimeve në Ditën e Verës

Tiranë, 15 mars, NOA – Dita e Verës, festimet e së cilës përfshinë dje tërë kryeqytetin, shënuan një risi shumë të veçantë përmes manovrave akrobatike të një helikopteri mbi Liqenin Artificial të Tiranës dhe mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ishte piloti gjeman i Flying Bulls, Reiner Vilke, i cili me helikopterin tij BO 105 CB, realizoi akrobaci në ajër për rreth 30 minuta disa duke tërhequr vëmendjen dhe mijëra qytetarëve në qiell të hapur.

Piloti Vilke, i cili ka realizuar 8500 orë fluturime dhe me një eksperiencë shumë të madhe në fushën e aviacionit, u shpreh përpara fluturimit se më e rrezikshme i duket rruga që bën me makinë për të shkuar në punë sesa ekzibicionet në ajër.

Ai është nga të paktët pilotë në botë që mund të mbajë helikopterin shumë pranë me limitet e aerodinamikës, ndërkohë që është duke performuar.

Flying Bulls është një korporatë aviacioni private, nën pronësinë e Red Bull, e krijuar në vitin 1999 nga të apasionuarit e aviacionit, të cilët i përkushtohen mirëmbajtjes së aeroplanëve dhe helikopterëve historikë, duke i lejuar ata të fluturojnë akoma.

n.e/NOA

KOMENTE