English

Gadafi u rrëmben edhe një qytet tjetër rebelëve kundër tij

Zuara, 15 mars, NOA – Mbështetësit e kolonel Gadafit në Libi, kanë mundur që t’u rrëmbejnë rebelëve kryengritës edhe një qytet tjetër, i cili deri më dje ka qenë në duart e tyre.

Fjala është për qytetin e Zuaras, për të cilin, sipas raportimeve të televizionit shtetëror libian, pas përleshjeve, u rikthye nën kontrollin e forcave të Gadafit.

Mediat bëjnë me dije ndër të tjera se kryengritësit po humbin çdo ditë e më shumë ndërsa forcat qeveritare kanë marrë para pak ditësh edhe kontrollin e qytetit të pasur me naftë, Bregass, i cili gjendet në lindje të vendit. Duket se forcat kryengritëse në Libi po humbasin çdo ditë terren përballë forcave të Gadafit. n.e/NOA

KOMENTE