Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia vë alarmin për centralet bërthamore: Jemi në rrezik!
English

Greqia vë alarmin për centralet bërthamore: Jemi në rrezik!

Athinë, 15 mars 2011, NOA- Pas shpërthimit të ndodhur në centralin bërthamor në Fukushima të Japonisë, alarmi për shpërthime të mundshme ka përfshirë gjithë botën.

Fqinji ynë jugor, Greqia ka vënë alarmin pasi në afërsi të saj ndodhen katër centrale bërthamore, si në Rumani, Bullgari, Slloveni e Hungari.

Ky shqetësim krahas mediave dhe qytetarëve është ngritur edhe nga deputetët e partisë në fuqi “Pasok”, të cilët i kanë drejtuar një peticion ministrit të Jashtëm dhe atij të Ambientit duke shprehur shqetësimin se askush nuk mund të përballojë dhe të kontrollojë pasojat e tmerrshme që po shkakton rrjedhja e lëndëve radioaktive. gjatë ngritjes së shqetësimit të tyre, deputetët helen përmendin deklaratën e kancelares Gjermane, Angela Merkel e cila kërkoi inspektimin e 17 reaktorëve nuklearë në Gjermani duke deklaruar se aksidenti atomik në Fukushima është një kambanë alarmi për 442 stacionet bërthamore në të gjithë botën. Thelbi i deklaratës së tyre ishte kërkesa ndaj Agjencia Botërore e Energjisë Bërthamore, si dhe kryerja e kontrolleve më të rrepta në reaktorët atomikë të vendeve fqinje me Greqinë.

a.y/NOA

KOMENTE