Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, fillon dialogu politik pa partitë shqiptare
English

Maqedoni, fillon dialogu politik pa partitë shqiptare

Shkup, 15 mars, NOA - Kryeministri, Nikolla Gruevski dhe kryetari i LSDM, Branko Cërvenkovski sot pasdite do të nisin bisedimet si pjesë e dialogut politik për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Në këtë takim të inicuar nga kryeministri Gruevski nuk janë ftuar partitë politike shqiptare për të qenë pjesë e dialogut politik, pasi që pikërisht dy partitë opozitare shqiptare PDSH dhe DR po bojkotojnë Parlamentin.

Plotësimi i kushteve për zgjedhje demokratike, zhbllokimi i llogarive bankare të televizionit A1 si dhe ndarja proporcionale e mjeteve qeveritare për reklamim për mediat e vendit janë kërkesat e LSDM-së.

Lideri i LSDM-së në një emision televiziv deklaroi të dielën se në rast se Qeveria nuk plotëson kushtet për zgjedhje demokratike, atëherë sipas tij, opozita do ti bojkotoj zgjedhjet.

Kryetari i DR-së, Imer Selmani gjithashtu ka komentuar takimin e paralajmëruar midis Gruevskit dhe Cërvenkovskit dhe mungesën e ftesës për partitë shqiptare.

“Derisa pozita dhe opozita maqedonase u pajtuan të kuvendojnë javën e ardhshme dhe të merren vesh për procesin zgjedhor dhe zgjedhjet e parakohshme, është e pakuptueshme partitë politike shqiptare të mos ulen dhe të mos bisedojnë për procesin zgjedhor ashtu siç na konvenon në një frymë demokratike një proces demokratik dhe të lirë. I ngelet kryetarit të BDI-së si parti në pushtet të cakton kohën dhe formën për tu ulur dhe për të bërë një kod zgjedhor të besueshëm para së gjithash për votuesit shqiptar ku gravitojmë si parti politike shqiptare”, theksoi Selmani.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaroi se fakti që kryeministri Gruevski ka dërguar ftesë vetëm deri te kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, nuk është anashkalim i shqiptarëve, por anashkalim i PDSH-së, për shkak se, siç tha ai, kryeministri është i vetëdijshëm për kërkesat kombëtare të kësaj partie. “E keni gabim shumë, më vjen keq. Pyeteni Aliun. Ai nuk i anashkaloi shqiptarët, e anashkaloi PDSH-në. Aliun e ka në prehër pandërprerë. Gabim është ky opinion. E anashkalon PDSH-në sepse e din se PDSH vendos kërkesa të forta kombëtare”, ka theksuar Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

NOA-INA

KOMENTE