Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen sërish centrali Fukushima, rritet radioaktiviteti në Japoni
English

Shpërthen sërish centrali Fukushima, rritet radioaktiviteti në Japoni

Tokio, 15 mars, NOA – Një shpërthim i ri ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në centralin bërthamor japonez Fukushima 1, duke bërë që gjendja të dalë gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit dhe të shtohet paniku i popullatës për një shtim të rrezikut të ekspozimit nga radioaktiviteti.

Kështu, mediat vendase bëjnë me dije se rrezatimi radioaktiv përreth Fukushimës 1 ka kaluar vlerat normale duke arritur ato nivele që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Nga ana e tij, kryeministri japonez ka bërë me dije se shkalla e rrezatimit në këtë zonë është tani është shumë e lartë dhe prandaj njerëzit përreth centralit Fukushima, duhet patjetër që të largohen nga ai rajon.

"Radioaktiviteti është shpërndarë nga këta reaktorë dhe nivelet e regjistruara duken shumë të larta. Ka rrezik që të dalë edhe më shumë material radioaktiv", tha Kan. n.e/NOA

KOMENTE