Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj: Ndëshkim për policët që shkelin ligjin gjatë zgjedhjeve
English

Burgaj: Ndëshkim për policët që shkelin ligjin gjatë zgjedhjeve

Tiranë, 17 mars, NOA – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj tha sot se do të merren masa disiplinore dhe ligjore ndaj të gjithë punonjësve të policisë, që gjatë zgjedhjeve nuk do të zbatojnë ligjin dhe pikat e Kodit Zgjedhor për funksionin e forcave të rendit.

“Kërkoj nga te gjithë ju që për çdo punonjës policie që do veprojë në kundërshtim me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore, që normojnë veprimtarinë e strukturave te Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor, të fillojë menjëherë ecuria disiplinore e ligjore ndaj tij.

Askush dhe për asnjë motiv nuk mund të penalizojë organizatën e Policisë së Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij në përmbushje të detyrës se ngarkuar me ligj”, tha sot Burgaj, në ceremoninë e nisjes së trajnimit të efektivave të policisë zgjedhjet e 8 majit.

Ai u shpreh se, në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit ka për detyrë të kontribuojë pozitivisht në procesin parazgjedhor dhe të sigurojë zbatimin e ligjit gjatë votimit dhe numërimit të votave.

“E drejta e votës është e shenjtë. Ne të gjithë duhet të jemi krenarë dhe të privilegjuar që ligji na ngarkon me detyrën fisnike të ruajtjes së shenjtërisë së kësaj të drejte. Të drejtat e individëve janë të shenjta. Detyra jonë për mbrojtjen e të drejtave është po aq e shenjtë.

Raportet e organizmave ndërkombëtare për zgjedhjet e viteve 2005, 2007, 2009, kanë nënvizuar qëndrimin e shkëlqyer te shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj proceseve elektorale. Le te konfirmojmë, të gjithë së bashku dhe një herë, se Policia e Shtetit do te jetë pararojë dhe promotor i vlerave më të mira të një shoqërie demokratike”, theksoi Burgaj.

Sot, në ambientet e Qendrës së Formimit Policor filloi trajnimi i parë për punonjësit e Policisë së Shtetit në kuadër të procesit zgjedhor me temë: “Mbi detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor Maj 2011”.

Në këtë trajnim merrnin pjesë drejtuesit më te lartë të Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe Lokal, ndërkohë që në ditët në vijim do zhvillohen të tjera trajnime për të gjithë punonjësit e policisë që do angazhohen me shërbim në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, siguroi të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë se Policia e Shtetit do të përmbushë me sukses të gjitha detyrimet që i ngarkohen nga kuadri ligjor për procesin zgjedhor. Gjithashtu, Burgaj, kërkoi nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të vlerësohet maksimalisht ky proces trajnimi, si kusht për realizimin me sukses të misionit të Policisë së Shtetit në sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

a.k/NOA

KOMENTE