Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivanov: Bashkëpunimi politik mes nesh i shkëlqyer, ai ekonomik ende jo
English

Ivanov: Bashkëpunimi politik mes nesh i shkëlqyer, ai ekonomik ende jo

Tiranë, 17 mars, NOA Update – “Si dy shtete fqinje, Shqipëria dhe Maqedonia kanë një histori të përbashkët, por edhe një ardhmëri të përbashkët”.

Kështu është shprehur presidenti maqedonas, George Ivanov, pas takimit me presidentin shqiptar, Bamir Topi, në Tiranë.

Duke iu referuar pikave të bisedës së tij me Topin, Ivanov shtoi se kanë prekur tema të interesit të përbashkët, si dy shtete ballkanike që synojnë integrimin evropian.

“Takime të tilla të këtij niveli, janë në të njëjtën kohë edhe nxitje për qeveritë tona, që të zhvillojnë projektet e përbashkëta”, pohoi ai.

Ai shtoi me keqardhje se bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën politike që ekziston mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk e kemi në atë ekonomike dhe arsyeja, sipas tij, qëndron tek infrastruktura jo e mirë mes dy vendeve tona.

“Dhe është pikërisht Korridori VIII që mund ta përmirësonte këtë lloj bashkëpunimi, me qëllim që produktet maqedonase dhe shërbimet të mbërrijnë në Shqipëri dhe anasjellas”, vuri në dukje ai.

n.e/NOA

KOMENTE