English

Kanosën me thikë dy persona, në burg dy kushërinjtë

Tiranë, 17 mars 2011, NOA – Dy shtetas, të cilët kanosën të vrisnin me thikë 32-vjeçarin Asim Kryemadhi dhe plagosën 39-vjeçarin Ilir Petrit Thartori kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Renaldo Xhovalin Dema banor në lagjen Laprakë si dhe 41-vjeçarin Anton Mark Dema, të cilët u arrestuan me akuzën për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, pas kallëzimit të bërë arritën të arrestonin dy autorët.

Sipas policisë Renaldo Dema dhe Anton Dema dje në mesditë kanë tentuar të vrasin me thikë Asim Kryemadhin dhe kanë plagosur lehtë Ilir Thartorin.

Dy personat mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj dy autorëve të familjes Dema është marrë masa e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që Prokuroria po i procedon penalisht për vrasje në tentativë.

mit/NOA

KOMENTE