Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku është Saliu?
English

Ku është Saliu?

Tiranë, 17 mars 2011, NOA – Prej muajsh kemi denoncuar aferën e naftës 'Vergin', një aferë kusarie që ka grabitur 80 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Sot janë në pranga një pjesë e atyre, që bënin transportimin dhe tregtimin e llumit, që shitej për naftë të cilësisë së parë, ndërkohë që ata që e mundësonin këtë grabitje dhe u hapnin shtigjet kësaj kontrabande janë në tryezën e qeverisë. Ku është Saliu?....

Nga Ilir Beqja

Vetëm pak ditë më parë Shqipëria pa, Shqipëria dëgjoi një tjetër shpërthim korrupsioni nga nëntoka e këtij vendi. Pa sesi njëra prej pasurive më të mëdha të gjithë shqiptarëve, pasuri e falur nga Zoti që e deshi këtë vend të bukur, të pasur dhe të pastër, shfrytëzohet në rrugët e kontrabandës së hapur njësoj si Gërdeci, me dorën e shtetit të vënë në dispozicion të pushtetit.

Rrugë e hapur ku s’ka shtet. Rrugë e hapur ku s’ka drejtori tatimesh e taksash. Rrugë e hapur ku s’ka doganë. Rrugë e hapur duke ju bërë shqiptarëve dy herë keq. Njëherë kur u vidhet nëntoka e tyre dhe njëherë tjetër kur u futet në makinat e tyre, me një çmim më të lartë se kurdo tjetër, jo nafta që ata mendojnë se blejnë, por një lëndë shkatërruese dhe jo thjesht për makinën që mezi e kanë, por edhe natyrën, për ajrin, për mushkëritë e fëmijëve e më të moshuarve.

75 milionë dollarë është dëmi që çdo vit u bëhet buxheteve familjare shqiptare vetëm nga dëmtimi i pompave të naftës. Mos u habisni, një në çdo pesë makina e ka këtë hall cdo vit dhe të paktën 1500 dollarë duhet për zëvendësimin. Dhe, pale, po duan të na shesin konsumin e makinave si shenjë të rritjes ekonomike.

E pra Shqipëria pa edhe njëherë për kushedi të satën herë sesi nëntoka, mbitoka, deti, ajri, gjithçka që është pasuri e përbashkët e shqiptarëve të grabitet nga regjimi i kusarëve që i vodhën votat pikërisht për të plaçkitur Shqipërinë dhe që vranë sepse duan të vazhdojnë të plaçkitin.

Prej muajsh kemi denoncuar aferën e naftës 'Vergine', një aferë kusarie që ka grabitur 80 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Sot janë në pranga një pjesë e atyre që bënin transportimin dhe tregtimin e llumit që shitej për naftë të cilësisë së parë, ndërkohë që ata që e mundësonin këtë grabitje dhe u hapnin shtigjet kësaj kontrabande janë në tryezën e qeverisë. Ku është Saliu? Pse nuk flet për këtë kusari, pse të është mbyllur goja? Ndërsa amnistia fiskale synon t’i pastrojë përfundimisht milionat e llumit dhe pisllëqeve të tjera.

Por, sot patë vetëm bandën e kusarëve që grabisnin naftën dhe realizonin kontrabandën. Ndërkohë që ata që e mundësonin këtë grabitje dhe u hapnin shtigjet kësaj kontrabande janë në tryezën e qeverisë që në fakt nuk është qeveria e Shqipërisë, po pushteti i kusarisë. Afera dhjetëra miliona eurosh, e quajtur “Nafta Virxhin”, ngjan me një cunam korruptiv me përmasa gjigante dhe me goditje shumëplanëshe ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj institucioneve të vendit, ndaj komunitetit të biznesit dhe ndaj të gjithë qytetarëve. U desh të vërshonte ky cunam, që mbas tërheqjes së ujërave të nxirrte para shqiptarëve lakuriqësinë e babëzisë, faqen e zezë të paturpësisë dhe mbi të gjitha ndërveprimin institucional e politik të strukturave shtetërorë. Mbi të gjitha t'iu provonte edhe njëherë shqiptarëve se korrupsioni është i fortë, është kthyer në superinstitucion.

Kur themi ndërveprim institucional nuk e kemi fjalën për nëpunësit e rangut të ulët, të cilët arrestohen rëndom në kësi rastesh. A mund të koordinojnë në mënyrë kaq perfekte disa institucione shtetërore të rëndësishme dhe të kryejnë këtë mega-aferë në tre vjet rresht, pa pasur bekimin dhe mbrojtjen e titullarëve më të lartë të institucioneve të tyre? ARMO si ish-kompani me kapital shtetëror nuk mund të kryente këtë veprimtari pa u vënë re nga pronari shtet që përfaqësohej nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes? Përgjigja është kategorike jo dhe do të thosha JO e madhe. Që kjo nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe mbrojtjen e këtij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili që në nisje të detyrës së vet e konstatoi dhe e denoncoi këtë mega-aferë.

Po kështu mund të shtrojmë pyetjen logjike se a mund që organi i tatimeve dhe i doganës t'i koordinonin së bashku një veprimtari perfekte, duke falsifikuar praktika e shkresa në një numër të madh, pa dijeninë e mbrojtjen ministrit vetë? Jo se jo! Është po kaq e kuptueshme se institucionet e sipër përmendur nuk mund t'i shpëtonin syrit dhe kontrollit të Ministrisë së Rendit, pra siç duket kjo ministri është në tavën e qelbur të këtij korrupsioni.

Është e rëndë të kujtosh se si institucionet, ministrat dhe deputet shtrënguan rradhët rreth kryeministrit për të mohuar çdo lloj përgjegjësie për ngjarjen e Gërdecit dhe sot kjo çështje gati po shuhet. Një përgjegjës kryesor për Gërdecin është ministër. Mbasi plasi bomba, ministrat dhe kryeministri po bëjnë të pa diturin.

Ky është pra pushteti i Sali Berishës. Pushtet kusar që vjedh për ta pasuruar oborrin familjar dhe politik. Pushtet vrasës që të mbajë me çdo kusht karrigen që të shpëtojë nga ligji e të vazhdojë të vjedhë. Kur është fjala për të vjedhur nuk tutet as kur duhet të helmojë...

* Fjala e deputetit Ilir Beqja në Kuvend

KOMENTE