Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libër ngushëllimesh në Konsullatën e Japonisë në Shqipëri
English

Libër ngushëllimesh në Konsullatën e Japonisë në Shqipëri

Tiranë, 17 mars, NOA - Zyra e Konsullit të Japonisë në Shqipëri, me Konsull të Përgjithshëm Nderi Avni Ponari, kanë hapur sot librin e ngushëllimeve për viktimat e shkaktuara nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit në Japoni.

Në një njoftim për mediat, Zyra e Konsullit të Japonisë në Shqipëri shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen popullit dhe Qeverisë Japoneze në këtë moment të vështirë.

“Zyra e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Japonisë në Shqipëri bën më dije se ka

hapur librin e ngushëllimeve i cili do të qëndrojë i hapur deri në datë 23 Mars, në shenjë solidariteti me popullin Japonez dhe me synimin për t’i qenë sado pak pranë në këtë periudhë të vështirë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Konsullit.

Tërmeti me magnitude 8.9 ballë që goditi pjesën veri-lindore të Japonisë në 11 Mars dhe

cunami që e pasoi atë, kanë shkaktuar deri më tani 5198 të vdekur ndërkohë që mbi 9000 njerëz janë shpallur të humbur, sipas të dhënave nga Policia Japoneze.

Në prefekturën Miyagi janë konfirmuar 2896 të vdekur dhe 2362 të humbur, në prefekturën Iëate ka 1705 të vdekur dhe rreth 4000 njerëz kanë humbur, në Fukushima janë konfirmuar 542 të vdekur dhe më shumë së 3226 janë shpallur të humbur. Rreth 450 000 njerëz janë strehuar në 2300 qendra strehimi.

a.k/NOA

KOMENTE