English

Lirohet Fatmir Limaj, dëshmoi para EULEX-it

Prishtinë, 17 mars, NOA – Pasi u paraqit dje vullnetarisht në një bazë të EULEX-it në Fushë-Kosovë, deputeti kosovar Fatmir Limaj është liruar gjatë orëve të natës, duke gdhirë mëngjesi i sotëm.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat kosovare, sipas të cilave, Limaj është intervistuar për dy orë nga ana e prokurorëve të EULEX-it, lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me krimet e luftës së Kosovës. Limaj, rezulton të jetë në listën e të akuzuarve nga EULEX për krime lufte, madje thuhet se ndaj tij është prerë edhe një urdhër-arresti, mes 8 të tjerëve për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-ministri i Transportit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është i dyshuar për krime lufte në Kleçkë. Pak para mesnatës, i shoqëruar nga avokati i tij, Tomë Gashi, ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit është lënë i lirë, por nuk janë saktësuar procedurat e mëtejshme. n.e/NOA

KOMENTE