English

“Maskat” grabitin me armë argjendarinë në Durrës

Durrës, 17 mars 2011, NOA – Maskat kanë zbarkuar pasditen e të enjtes në një argjendari në qytetin e Durrësit. Mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë hyrë dhunshëm në një argjendari që ndodhet në Rrugën Tregtare të qytetit duke kërcënuar argjendarët me armë.

Dy autorët pasi u kanë drejtuar armën personave që ishin në argjendari kanë grabitur bizhuteritë e ekspozuara dhe janë larguar menjëherë nga argjendaria duke i shpëtuar edhe kapjes nga policia e Durrësit.

Sipas korrespondentit të agjencisë NOA efektivët e policisë së Durrësit kanë mbërritur pas largimit të grabitësve nga argjendaria.

Korrespondenti raporton se policia nuk ka rënë ende në gjurmët e grabitësve, ndërkohë që ata janë edhe të paidentifikuar.

Policia ka nisur sakaq hetimin e ngjarjes dhe identifikimin e grabitësve.

Ndërkohë që nuk njihet ende as vlera e bizhuterive të grabitura.

mit/NOA

KOMENTE