Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Rama dogji kryeqytetin, koha të ndahemi nga “tirani” i Tiranës
English

Meta: Rama dogji kryeqytetin, koha të ndahemi nga “tirani” i Tiranës

Tiranë, 17 mars 2011, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur sot zyrtarisht nga Tirana fushatën e saj për zgjedhjet vendore të 8 majit, duke e akuzuar kryebashkiakun Edi Rama si personin që dogji Tiranën dhe kryeavokatin e dhunës. Ishte kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili nga Pallati i Kongreseve në kryeqytet deklaroi se “ka ardhur dita të ndahemi njëherë e përgjithmonë me kryebashkiakun, që do të hyjë në histori si kryeavokati i dhunës më të shëmtuar në bulevardin e Tiranës”.

Kryetari i LSI-së duke vijuar akuzat ndaj Edi Ramës, theksoi se erdhi dita të largojmë me votë “tiranin e Tiranës”, duke nënvizuar kësisoj se ka ardhur koha që “buxheti prej dhjetëra qindra mijëra euro për Tiranën të kontrollohet e të investohet për të zgjidhur hallet e qytetarëve të Tiranës e jo për të paguar manifestimet që shkatërrojnë kryeqytetin”.

Zoti Meta e akuzoi rishtas kryebashkiakun Rama si përgjegjësin e masakrës së paparë që i është bërë Tiranës, duke e cilësuar ndotjen e kryeqytetit si një tirani të kryebashkiakut ndaj Tiranës.

Meta argumentoi se pse Tiranës i duhet ndryshuar ngjyra gri e masakrës urbane.

“Nëse ka ndonjë qytet që fëmijët nuk kanë ku të luajnë është Tirana. Nëse ka ndonjë qytet ku shëndeti i banorëve është më i rrezikuar, është Tirana, një nga qytetet më të ndotura të botës”, tha Meta.

Ai nënvizoi se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës që u zgjodh për të drejtuar katër vjet më parë, po harxhon buxhetin për Tiranën pa pyetur për këshillin e kryeqytetit.

Duke iu referuar demonstratave të opozitës çdo të premte, shefi i LSI-së akuzoi Ramën se e ktheu çdo të premte fundjave në një të premte të zezë.

“Ai i solli qytetit të premtet e zeza. Prej disa muajsh e premtja është kthyer në një të premte të zezë për qytetarët e Tiranës, në një ditë kur mijëra e mijëra biznese mbyllen pa mbaruar dita nga frika e dyndjes së protestuesve të Edi Ramës”, nënvizoi Meta.

Ai iu referua edhe rikthimit në park, të parkut “Rinia” mu në zemër të kryeqytetit duke bërë me dije se “Ai që kërkon të marrë meritat për parkun rinia nuk ka as një të njëmijtën e meritës për këtë vendim, që sipas Metës u finalizua nga kryeministri i atëhershëm, Fatos Nano”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Ilir Meta zbuloi edhe kandidaten e LSI-së për Tiranën, e cila është Erisa Xhixho, nënkryetarja e LSI-së.

Ai siguroi se zgjedhjet vendore do të fitohen nga kandidatët e mazhorancës dhe LSI-së.

mit/NOA

KOMENTE