English

Milan, Allegri provon Paton me Cassanon

Milano, 17 Mars NOA - Pa skualifikimit me tre javë në drejtim të suedezit Ibrahimovic, Allegri është hedhur që tani në mendime për të zgjidhur çështjen e sulmit në sfidën e vështirë të fundjavës kundrejt Palemros. Në ndeshjen stërvitore tekniku i Milanit ka provuar dyshen e sulmit Pato-Cassano, me Ibrën e Robinhon në formacionin kundërshtar. Me shumë mundësi do të jenë pikërisht, talenti barez dhe braziliani që do të nisin lojën si titullar, ku do të kenë mbështetjen e Boateng, i cili aktualisht po stërvitet veç, por që të shtunën do të jetë i pranishëm.

Në mesfushë do të vendoset Flamini, pas eksperimentit të dështuar me Merkel: ku krahas francezit do të jenë dhe Gattuso me Van Bommel dhe me Emanuelson që fillimisht do ta nisë ndeshjen nga pankina.

r.b/NOA

KOMENTE