Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE: Presim zgjedhje me standarde, s’ka ndryshime në Kod
English

OSBE: Presim zgjedhje me standarde, s’ka ndryshime në Kod

Lezhë, 17 mars, NOA - Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth deklaroi sot se ndërkombëtarët presin që zgjedhjet e 8 majti të zhvillohen me standarde. Nga qyteti i Lezhës, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendor, përfaqësuesi i OSBE-së ka theksuar se kushtet për zgjedhjet ekzistojnë, ndërsa ka shtuar se nuk ka kohë për ndryshime në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të 8 majit.

“Ne shpresojmë që të mos ketë ndryshime të papritura, dhe ato ndryshime thelbësore mund të kryhen vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve të majit. Listat zgjedhore kanë qenë mjaft të hapura dhe me një transparencë të dukshme, por ato ndryshime të duhura mund të kryhen. Kemi të gjitha mundësitë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të drejta, pasi ekzistojnë si partitë politike, kodi zgjedhor dhe një prezence mjaft e madhe e organizmave të huaja, dhe kjo e garanton atë që thamë më lart. Ne presim që të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta, atë që realisht presin qytetarët”, tha sot ambasadori i OSBE.

Një ditë më parë edhe ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu u shpreh se nuk ka më kohë për ndryshime në ligjin elektoral dhe ka kërkuar bashkëpunimin e forcave politike për të realizuar një proces me standarde.

a.k/NOA

KOMENTE