Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli: Lufta e UÇK-së, faqja më e ndritur e Kosovës
English

Pacolli: Lufta e UÇK-së, faqja më e ndritur e Kosovës

Prishtinë, 17 mars 2011, NOA- Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli reagoi ditën e sotme lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së me dyshimin për krime lufte.

“Ne besojmë thellë se Lufta e UÇK ka qenë luftë e pastër, çlirimtare e popullit të Kosovës kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe gjenocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë”, ka deklaruar Pacolli.

Sipas tij, akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve do të cilësohen si të pabazuara dhe shpejt do të provohet pafajësia e tyre, sikundër edhe shumë herë deri më tani.

Presidenti i Republikës së Kosovës, shprehet beson se organet e drejtësisë në Kosovë, pa ndikime anësore, do ta kryejnë punën e tyre.

Më tej në komunikatën e Presidentit vlerësohet: “Të ndërgjegjshëm se ligji është mbi të gjithë, i inkurajojmë organet e drejtësisë kosovare dhe ato të EULEX-it që sundimin e ligjit ta shtrijnë në çdo cep të Kosovës”.

Presidenti Pacolli ka shprehur konsideratën për gatishmërinë e treguar nga ana e të akuzuarve për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për të dëshmuar pafajësinë ndaj akuzave për të cilat dyshohen.

a.y/NOA

KOMENTE