Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 17 Mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 17 Mars 2011

Tiranë, 17 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi amnistinë e re të qeverisë, atë për detyrimet e papaguara ndaj KESH-it për energjinë elektrike.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ortaku i Divelorit rrëfim nga burgu: Çfarë ndodhi në Shqipëri”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete dëshminë e ortakut të trafikantit të njohur, për mënyrën sesi trafikoheshin municionet dhe armët.

“Roli i Shkëlzen Berishës në aferën e AEY dhe aksidenti ‘misterioz’ i Kosta Trebickës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, në vijim të këtij argumenti.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “I kthejnë në kufi, sepse në pasaportë shkruhej: Vendlindja Çamëri”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Nga 1992, deri në 2006/ Qeveria fal 380 milionë USD drita të papaguara”, i cili flet për vendimin e marrë nga qeveria për amnistinë e detyrimeve të papaguara ndaj KESH-it për energjinë elektrike.

“PD firmos me 22 parti koalicionin “Aleanca për qytetarin”, LSI merr 10 bashki”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Policia greke kthen çiftin çam në kufi”; “PD pranon komisionin hetimor ndaj Topallit” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Myslimanët: Politikanët vodhën”, i cili citon deklaratat e reja të përfaqësuesve të komunitetin mysliman, mbi vjedhjen e pronave të tij, konkretisht ato në Shkodër, flet Myftiu.

“Romët, qeveria ka marrë 5 milionë euro” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar denoncimit të romëve se ku kanë shkuar paratë për regjistrimin e tyre.

Kurse “Rrëfehet Berluskoni: Nuk kam bërë seks me vajzat” flet për skandalin e hapur ndaj kryeministrit italian.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Kontrabanda e naftës virxhin, paratë u investuan në biznese”, i cili tregon sesi paratë e siguruara nga kontrabanda, dyshohet të jenë përdorur për investime, METE heq 4 licenca.

“Ish-presidentët propozojnë që zgjedhjet të administrohen nga njerëz jo politikë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kandidatët, Berisha shmang Kryesinë, miratimi në Këshillin Kombëtar”, “Debate në Kuvend për nepotizmin në diplomaci” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Energjia, falen faturat e papaguara për 14 vjet”, i cili pasqyron vendimin e marrë nga qeveria për amnistinë e detyrimeve të papaguara ndaj KESH-it për energjinë elektrike.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arvizu: Ndëshkoni me votë, ata që prishin zgjedhjet”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Meta: LSI nuk merret me besëprerët, mbështetje Tushës”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 17 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE