Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Infrastruktura gjyqësore, është e mjerueshme
English

Spahiu: Infrastruktura gjyqësore, është e mjerueshme

Elbasan, 17 mars, NOA – Sistemi gjyqësor në vend ka nevojë për përmirësime, sikundër edhe Kodi i Procedurës Penale, i cili do të ndryshohet së shpejti.

Një fakt të tillë, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, e ka bërë me dije gjatë një takimi që ka zhvilluar paraditen e sotme në gjykatën e Elbasanit.

Sipas tij, infrastruktura gjyqësore është e mjerueshme, prandaj ajo paraqet domosdoshmërinë e ndryshimeve të menjëhershme, për t’i shërbyer sa më mirë qytetarit, i cili kërkon drejtësi.

“Në Elbasan, numërohen 33 çështje për gjyqtar në vit”, tha më pas ai, duke kërkuar prej gjyqtarëve sa më shumë korrektesë në zbatimin e ligjit dhe moszvarritje të proceseve gjyqësore, gjë për të cilën qytetarët paraqesin shumë ankesa.

n.e/NOA

KOMENTE