English

Topi: Shqipëria, pa paragjykime për Ballkanin

Tiranë, 17 mars, NOA Update - Ky i sotmi është një moment shumë i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kështu është shprehur presidenti Bamir Topi, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim me dy vendeve, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në prani të homologut të tij maqedonas, George Ivanov.

“Me Ivanov biseduam për mjaft çështje të rëndësishme që i përkasin lidhjes mes dy vendeve tona”, tha ai, duke shtuar se marrëveshja në fjalë do t’i shërbejë më shumë raportit të biznesit dhe qytetarëve tanë.

“Por kemi biseduar edhe për shumë çështje të bashkëpunimit rajonal dhe situatës aktuale në Ballkan”, shtoi Topi.

Sipas tij, Ivanov duhet falënderuar për nismën që gjatë verës të takohen presidentët e Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne jemi të bindur që vendet e Ballkanit Perëndimor, do të kenë një bashkëpunim më të ngrohtë gjatë viteve të ardhshme. I thashë zotit Ivanov gjithashtu, se Shqipëria inkurajon edhe bisedimet Prishtinë-Beograd, nisur nga parimi i sovranitetit të palëve. Shqipëria nuk ka paragjykime për vendet e Ballkanit dhe ajo dëshiron që këto marrëdhënie të shtrihen në të gjithë këtë rajon”, tha Topi ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE