Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: EULEX, në shërbim të negociatave me Serbinë
English

Vetëvendosje: EULEX, në shërbim të negociatave me Serbinë

Prishtinë, 17 mars, NOA – Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar sot për arrestimet ish-ushtarëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte. Sipas kësaj lëvizje, EULEX është në shërbim të negociatave me Serbinë. “Gjithçka që ka bërë EULEX-i në raport me politikanët e Kosovës prej vitit të kaluar ka qenë në funksion të negociatave me Serbinë. Populli i Kosovës gjatë vitit 2010 pa vetëm bastisje spektakolare ministrish e vilash të shtrenjta, si dhe premtime për arrestime “peshqish të mëdhenj”, por krejt çka po shohim sot janë politikanët e korruptuar që po i binden negociatave me Serbinë të sponsorizuara nga OKB-ja e të ndërmjetësuara nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Sipas saj, EULEX-i arrestoi disa ish pjesëtarë të UÇK-së si të dyshuar për krime lufte, ndërkohë që shumica prej tyre kanë qenë pjesëtarë të Brigadës 121 “Kumanova” të UÇK-së.

“Veprimet e tanishme të EULEX-it e kanë shënjëstruar UÇK-në. Ky është një shërbim i shkëlqyer i radhës për Serbinë në negociata. Nëpërmjet kësaj strategjie EULEX-i po mundohet ta diskreditojë Kosovën si dhe t’i jep përparësi morale Serbisë. Akuza e ngritur ndaj të arrestuarve përfshin edhe keqtrajtimin dhe vrasjen e oficerëve policorë e ushtarakë serbë. Për fëmijët e gratë shtatzëna shqiptare të vrarë e torturuar nga pushtuesit gjatë luftës në Kosovë kurrë nuk pati drejtësi, e tash po ngrihen raste për vrasjen e pushtuesve të vrarë gjatë luftës sonë çlirimtare”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas saj çarmatosja e UÇK-së, shuarja e TMK-së, flamuri shkombëtarizues dhe himni pa tekst, shpërfillja e historisë sonë kombëtare dhe e luftës së UÇK-së në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, bisedimet e vazhdueshme me Serbinë, kanë krijuar mjedis të përshtatshëm që ia mundësojnë dhe lehtësojnë policisë, prokurorisë e gjyqësisë ndërkombëtare këto ekspedita kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

“Me këto bisedime pa kushte me Serbinë asaj po i falen krimet ndaj shqiptarëve dhe prandaj po i hapet dera Serbisë për akuza lidhur me kinsekrimet ndaj saj”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

a.k/NOA

KOMENTE