English

Vlora, jashtë gërmimeve arkeologjike

Nga Gëzim Llojdia*

Nga mbledhja e 18-të e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ku janë miratuar projektet shkencore të gërmimit për t’u realizuar nga Instituti Arkeologjik për vitin 2011. “Gjeografia” e shpërndarje së gërmimeve është pothuajse në shumicën dërmuese të siteve arkeologjike. Mirëpo listës së gjithë gërmimeve i mungonte Vlora ...

Ky rreth me 5 qytete antike si Amantia, Olympia, Cerja, Orikum, Triporti dhe mbi 80 monumente kulture nuk ishte i përfshirë në listën e gërmimeve.

Është neglizhencë apo një harresë e madhe?!

Përse ekspeditat arkeologjike, që pas viteve ‘70 kanë heshtur , ndërsa kanë ngrirë kazmat e arkeologëve në rrethin e Vlorës? Përse sitet arkeologjike të këtij rrethi trajtohen si të njerkës?

Disa informata mbi ekspeditat arkeologjike

Viti 2008 ka qenë viti më i bujshëm për ekspeditat arkeologjike në rrethin e Vlorës. 3 ekspedita arkeologjikë “mësyn’ këtë rreth në tre pika. Ekspedita më e plotë u përkiste zviceranëve. Universiteti i Gjenevës angazhoi për 3 vjet rresht pedagogë dhe studentë në një projekt studim dhe gërmim në parkun arkeologjik Orikum. Kjo ekspeditë realizoi një projekt i cili do të përvijonte me një studim akoma më të plotë mbi të ardhmen e Orikut. Faza e parë i tij u zhvillua në Shqipëri, ambasada zvicerane, ndërkaq që faza e dytë do të drejtohet në shtetin zviceranë në Universitetin e Gjenevës ku do të hapet edhe një ekspeditë. Edhe Amantia u përfshi në një server përgatitje për gërmim nga dy arkeologë amerikanë. Ndërsa në bregdetin shqiptar Dr Adrian Anastasi punoi me hartën ujore arkeologjike të gjirit të Vlorës. Edhe në vitin 2009 projekti eci me dy grupe kërkimi në site dh në bregdetin shqiptar. Nga kjo përvojë, kyçi ishte bashkëpunimi për të thithur sa më shumë projekte gërmimi.

Të dhënat flasin se ekspeditat arkeologjike të viteve ‘50-’70 gërmuan në sitet arkeologjike të rrethit të Vlorës duke nxjerre në pah qytetet kryesore të periudhës së antikitetit. Kështu u zbuluan Amantia Oriku, Olympia, Cerja,Treporti dhe mjaftë monumente të tjera. Pas viteve ‘80, gërmimet siç rezultojnë të dhënat kanë qenë më të pakta. Pas viteve ’90, u shuan fare ekspeditat arkeologjike. Ndriçimi, që u hapi udhë gërmimeve arkeologjike ishte ngritja e parqeve arkeologjike të cilat sollën edhe si rezultate afrimin e ekspeditave arkeologjike në rrethin e Vlorës. Mirëpo edhe kjo rreze dritësimi zgjati fare pak. Viti 2011 rezultoi me asnjë ekspeditë arkeologjike ndër sitet kryesore që ka rrethi i Vlorës. Ka qytete antike apo qendra të fortifikuar si Olympia, Cerja, Treporti që kërkojnë gërmime.

Amantia pret kazmat e para pas një periudhe 50 vjeçare heshtje. Serveri i plotë i mbështetur nga Instituti arkeologjik dhe më konkretisht nga Drejtoria Shpresa Gjongecaj dhe Diana Ndrenika nga fondacioni Pacard, kërkojnë sot gërmime. Në shumicën e këtyre siteve ka një potencial të mjaftueshëm arkeologjik që do të sillte edhe befasime. Disa nga pikat më të mundshme në qytetin ilir të Amantias janë: akropoli që është i pagërmuar. Qafa e pazarit ku mund të shtohet numri i objekteve të vizitueshëm.

Në këtë pjesë shikohet qartësisht objektet që janë në sipërfaqe të tokës.

Po kështu, qyteti Olympia, i mbuluar nga ferrat dhe drizat, murri rrethues i njohur si kalaja e Rrethunit është studiuar dhe gërmimet aty kanë përfunduar nga koha e Burhan Dautaj. Nekropoli thuajse nuk gjendej fare. Murri rrethues ishte i zhytur në harresën madhe dhe fshihej përmes perdeve të jeshilta të vegjetacionit, i paprerë prej shumë vitesh. Në vendin e emërtuar “Maja e rrethonit” gjendet masivi shkëmbor, ku sipas arkeologëve është marrë materiali për të ndërtuar muret e kalasë së qytetit antik. Bazuar në të dhënat e disa studimeve, ky mur ka ngjashmëri me muret e tarracimit në akropolin e Dimalit.

Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private, ndërsa sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha, duke e renditur Olimpian mes qyteteve mesatare të antikitetit". Ç’ka thotë studimi: ”Shek.3 e gjen kryeqendrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj. Zhvillimin më të madh Olympe e arriti në vitet 229-148 p. K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti. Ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit. Autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, i cili ndeshet vetëm te Stefan Bizantini që e përmend te vepra e tij “Mbi qytetet dhe popujt”.

Një material më të pasur dhe të dhëna më të hollësishme mund të vijnë nga gërmimet në Cerje,qytet i fortifikuar. Si qendër e rëndësishme e vendbanimit të hershëm ilir, është Kalaja Qytezë e Cerjes. E vendosur në majën e një kodre piramidale me bazë katërkëndëshe. Edhe sot dallohen muret rrethues me blloqe gëlqeror, ndërtuar në shek. III para erës sonë. Gurët e shumtë të dimensioneve 70 x 100 cm janë të skalitur me mjeshtëri. Brenda saj gjatë kohërave janë gjetur objekte enësh metalike, si: thika të periudhës së bronzit, fibula, kapëse, figura njerëzish etj. Në anën jugore të kalasë, në një lartësi 300 m, komunikohet me Urën e Bogdanit, mbeturinat e së cilës ndodhen rrëzë Kodrës së Cerjes, Buzë lumit Shushicë që shërbente për të lidhur Amantian me Kaoninë. Cerja ka më pak të dhëna dhe ,gjithashtu edhe gërmime. Nga ky vend është zbuluar edhe mozaiku i famshëm i Mesaplikut një bazilikë e Antikitetit të Vonë nga fshati Mesaplik i rrethit të Vlorës. Mozaiku që daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit, ka qenë dyshemor dhe ka përmasat 230 cm x 349 cm. Triporti që fle prej vitesh nën dhe mbi det. Në skajin verior të Gjirit të Vlorës gjendet qyteti antik i Triportit ku sipas disa studiuesve duhet kërkuar dhe Aulona antike. Është një qytet i fortifikuar i rrethuar me mur mbrojtës me sip. 30 ha. Gjetje të shumta qeramike, kryesisht amfora, por fakti se pjesa kryesore e qytetit sot gjendet nën nivelin e detit.

Nga monumentet e kulturës që kanë sjellë të dhënat historike më të përmendur.-Qyteza antike Cerja. Ura e Bogdanit. Mozaiku i Kacorit. Mozaiku i Mesaplikut. Gërmime dhe më tej studime do të mund të kryhen në vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, të Mallkeqit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për harresën në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete apo vendbanime kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.

* Autori ka qenë drejtor i parqeve arkeologjike Vlorë, anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

KOMENTE