Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, Arvizu: KQZ të punojë e lirë dhe e pavarur nga politika
English

Zgjedhjet, Arvizu: KQZ të punojë e lirë dhe e pavarur nga politika

Tiranë, 17 mars 2011, NOA – Në vijim të takimeve për situatën parazgjedhore dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit, Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i ka kërkuar sot KQZ-së që të punojë e lirë dhe e pavarur nga politika për të garantuar zgjedhjet e 8 majit. “Kjo është vendimtare për garantimin e zgjedhjeve të lira”, bëri me dije ambasadori amerikan Arvizu gjatë takimit me Kryetarin e KQZ-së Arben Ristani, duke theksuar se “KQZ nuk duhet absolutisht të shndërrohet në një vegël në duart e politikës”.

Zoti Arvizu e këshilloi kreun e KQZ-së që të vërë në përdorim çdo mjet kushtetues për të rritur sa më shumë transparencën dhe besueshmërinë e institucionit qendror të zgjedhjeve gjatë procesit zgjedhor.

Ambasadori amerikan në këtë takim të zhvilluar para pak minutash në selinë e KQZ-së kërkoi të informohej lidhur me veprimtarinë e KQZ-së për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Ndërkaq Kryetari i KQZ-së Arben Ristani i shprehu mirënjohjen ambasadorit amerikan për përkrahjen që SHBA-të kanë dhënë gjithnjë për garantimin e proceseve zgjedhore demokratike e të lira në vendin tonë.

Kryekomisioneri Ristani e njohu ambasadorin Arvizu me veprimtarinë e KQZ-së për përgatitjen dhe ngritjen e të gjithë infrastrukturës njerëzore, nënligjore dhe logjistike për administrimin të procesit zgjedhor.

mit/NOA

KOMENTE