Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Neugebauer: Zgjedhjet e 8 majit duhet të përmbushin standardet më të larta
English

Berisha-Neugebauer: Zgjedhjet e 8 majit duhet të përmbushin standardet më të larta

Tiranë, 18 mars 2011, NOA – Presidenti i dytë i parlamentit austriak Fritz Neugebauer e cilësoi shumë të rëndësishëm procesin zgjedhor të 8 majit duke vlerësuar se këto zgjedhje duhet të përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare. Në këtë kontekst Neugebauer e konsideroi shumë të rëndësishëm përqendrimin e të gjitha energjive për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Gjatë takimit me presidentin Neugebauer, kryeministri Sali Berisha e garantoi atë se qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar që zgjedhjet vendore të përmbushin standardet më të larta të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Presidenti i dytë i Parlamentit Austriak Fritz Neugebauer e siguroi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e plotë të Austrisë dhe të qeverisë austriake ndaj Shqipërisë në të gjitha përpjekjet e saj për zhvillimin dhe modernizmin e mëtejshëm të vendit dhe në veçanti për integrimin sa më të shpejtë në BE.

Këtu Neugebauer vlerësoi arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare në të gjitha fushat gjatë pesë viteve të fundit, të cilat bënë të mundur anëtarësimin në NATO, liberalizmin e vizave dhe ecjen përpara drejt BE-së.

Gjatë takimit me presidentin Neugebauer Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e tij si një kontribut të rëndësishëm, në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera dhe miqësore midis të dy vendeve e popujve.

Dy bashkëfolësit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike, si dhe bashkëpunimin e zgjeruar dhe intensiv që kanë ndërtuar të dy vendet gjatë viteve të fundit, në veçanti në fushën ekonomike, në atë të shkëmbimeve tregtare, investimeve të rëndësishme austriake në Shqipëri, në fushën e teknologjisë së informacionit, por edhe në fusha të tjera, si arsim, shëndetësi, ruajtjes së rendit, etj.

Shefi i qeverisë i shprehu mikut austriak mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, duke nënvizuar se “Austria është investitori i tretë më i madh në Shqipëri”.

Kryeministri bëri me dije se projektet austriake përbëjnë projektet më të rëndësishme dhe më serioze të realizuara me sukses të plotë në vendin tonë.

Ai kujtoi këtu projektin e regjistrit kombëtar elektronik të gjendjes civile, për të cilin zoti Berisha shprehu mirënjohjen.

Presidenti i dytë i parlamentit austriak, Fritz Neugebauer ndodhet prej dy ditësh në kryeqytetin e shqiptar.

mit/NOA

KOMENTE