English

Bode: Amnisti fiskale apo falje, do t'i marrim parasysh sugjerimet

Tiranë, 18 mars, NOA – Qeveria do të marrë parasysh të gjitha propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga biznesi apo organizma të ndryshme përfaqësuese të qytetarëve, lidhur me procesin e faljes apo të amnistisë fiskale.

Kështu u shpreh sot ministri i Financave Ridvan Bode, në përfundim të tryezës së rrumbullakët për diskutimin e opsioneve rreth këtyre dy masave lehtësuese të promovuara së fundmi nga qeveria.

Sipas tij, duhet kuptuar mirë diferenca që ekziston mes amnistisë fiskale dhe faljes.

Duke shtuar se kur flasim për amnisti të përgjithshme, debati qëndron në faktin, nëse ajo do të realizojë edhe disa përjashtime brenda saj.

Dhe për këto, ai ishte dakord që të bëheshin për pasuritë apo paratë që vijnë nga burime të dyshimta si edhe nga krimi e korrupsioni.

n.e/NOA

KOMENTE