English

“Çmenden” bankomatet, shpërndajnë para falas

Australi, 18 Mars, NOA- Ka ndodhur në disa bankomate në Australi pas një dështimi teknik të kompjuterit qendror.

Bankomatet në Sydney të Commonwealth Bank janë “çmendur” dhe kanë filluar të shpërndajnë para në sasi të mëdha për klientët që shkonin të tërhiqnin lekë.

Lajmi është përhapur me shpejtësi dhe te bankomatet e kësaj banke ka shkuar radha dhjetëra metra e gjatë.

Problemi ka prekur rreth 40 bankomate në të gjithë qytetin. “Makineritë kanë filluar të punojnë në mënyrë të pandërprerë dhe nuk ishin në gjendje të identifikonin klientët që tërhiqnin para nga llogaritë bankare", - ka thënë një drejtues i bankës - Edhe pse bankomatet shpërndanin para, kjo nuk do të thotë se konsumatorët duhet ti merrnin ato, nuk ishin paratë e tyre".

Policia ndërkohë ka paralajmëruar se ata që kanë përvetësuar para dhe nuk i kanë kthyer ende, mund të përballen me ndjekje penale.

a.e./NOA

KOMENTE