Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Ditët e shqipes” këtë vit nën patronazhin e Pacollit
English

“Ditët e shqipes” këtë vit nën patronazhin e Pacollit

Prishtinë, 18 mars 2011, NOA – Beteja e Koshares e shënuar në përfundim të konfliktit në Kosovë do të përkujtohet edhe këtë vit nën kujdesin e presidentit të Kosovës. Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim të gjatë dhe miqësor ku u diskutua për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe sidomos për përgatitjet për shënimin e përvjetorit të Betejës së Koshares.

Në takimin me presidentin Pacolli merrte pjesë një delegacion i përbërë nga udhëheqës të Betejës së Koshares, të prirë nga Rrustem Berisha.

Sipas traditës, manifestimi “Ditët e Shqipes”, që organizohet çdo vit në shënimin e kësaj beteje të lavdishme të luftës së fundit në Kosovës, do të organizohet nën patronazhin Presidentit Pacolli.

Pacolli e pranoi me kënaqësi kërkesën që të përkujdeset për përkujtimin sa më dinjitoz të përvjetorit të Betejës së Koshares.

Manifestimi “Ditët e Shqipes” përfshin tre manifestime kryesore: shënimin e 9 prillit, datës kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, 11 prillin, dita e rënies së Heroit të Kombit Agim Ramadani, dhe 19 prillin, dita e rënies së Heroit të Kombit Sali Çeku.

mit/NOA

KOMENTE