Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FDBK: Arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK, barazim i viktimës me xhelatin
English

FDBK: Arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK, barazim i viktimës me xhelatin

Shkup, 18 mars, NOA - Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) vlerëson se arrestimet e ish-luftëtarëve të ish-Brigadës “Ismet Jashari-Kumanova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë tentativa e radhës për të barazuar viktimën me xhelatin.

E para, sipas këtij organizmi, është Kosova dhe luftëtarët e saj të lirisë, kurse e dyta Serbia me makinerinë e saj vrastare.

Më tej, FDBK kërkon që EULEX dhe të gjithë aleatët e Serbisë, përfundimisht të vetëdijesohen se ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe luftëtarët e saj të lirisë, kanë zhvilluar një luftë të drejtë, sepse lufta e tyre ka qenë një luftë çlirimtare e antikoloniale kundër pushtuesit e kolonizatorit serb.

“Gjithashtu vlerësojmë që, përfundimisht duhet t'iu jepet fund përpjekjeve për të barazuar viktimën me xhelatin (Serbinë), sepse përpjekjet e tilla janë absurde dhe gjithashtu janë të destinuara edhe të dështojnë me turp, ashtu siç edhe në të kaluarën kanë dështuar me turp edhe shumë projekte dhe elaborate të tjera antishqiptare të Serbisë dhe të aleatëve të saj”, përfundon deklarata e FDBK.

n.e/NOA

KOMENTE