Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fukushima po shpërthen, japonezët nuk po e ftohin dot reaktorin
English

Fukushima po shpërthen, japonezët nuk po e ftohin dot reaktorin

Fukushima, 18 mars, NOA – Ekspertët japonezë të centraleve atomike, po bëjnë ç’është e mundur gjatë orëve të fundit që të sigurojnë ftohjen me çdo kusht të reaktorit bërthamor Fukushima, i cili u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i një jave më parë.

Kjo pasi, nëse nuk do të arrihet dot një gjë e tillë, ky central do të shpërndajë një sasi të madhe radioaktiviteti në terren, duke përbërë kështu një rrezik serioz për popullatën japoneze.

Për këtë arsye, tonelata të tëra uji po derdhen në reaktorët e Fukushimas, pa ditur nëse do të ketë një rezultat pozitiv në fund të kësaj.

Ndërkaq, sipas vlerësimit të Shoqatës Gjermane për Sigurinë e Reaktorëve (GRS) në Këln të Gjermanisë, as përdorimi i ujëhedhësve dhe as hedhja e ujit nga ajri me helikopter nuk mjafton.

E keqja është se uji nuk mund të hidhet dot nga helikopteri pasi ka një rrezatim të fuqishëm Gama, i cili i dëmton punonjësit e ekuipazhit, edhe sikur ata të jenë të mbrojtur më së miri.

n.e/NOA

KOMENTE