Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiste lopët e fshatit, arrestohet 35-vjeçari
English

Grabiste lopët e fshatit, arrestohet 35-vjeçari

Tiranë, 18 mars, NOA – Policia ka arritur të arrestojë një 35-vjeçar që ishte kthyer në tmerrin e blegtorëve të fshatrave të Tiranës. Bledar Qamil Balla është personi që brenda disa ditëve ka vjedhur një numër të konsiderueshëm bagëtish. Sipas policisë, Balla ka vjedhur dy mushka, tre lopë dhe një kalë.

Ai është arrestuar dje në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Sipas policisë, Balla ka vjedhur në fshatrat e Tiranës, si Bastar i Mesëm, Shëngjergj, etj, kafshë shtëpiake duke i shituar ato më pas në treg.

Pas denoncimit të fshatarëve policia ka nisur hetimin për autorin e grabitjeve. Pas disa kërkimesh dhe dëshmive të banorëve u bë i mundur dhe identifikimi i 35-vjeçarit. Gjatë kontrollit në pronat e tij u gjetën disa nga kafshët e vjedhura. Ndërkohë që një pjesë e tyre ishin shitur në treg.

Policia ka sekuestruar edhe një shumë lekësh të përfituar nga kafshët e shitura.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Anizel14:45 - 18 Mars 2011
    ...ha ha ha statistika te sakta..dy mushka,tre lope dhe nje kale.....mashallah.....