Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi: Bashkë me komunitetin drejt Çamërisë, diskriminimet në mënyrë selektive
English

Idrizi: Bashkë me komunitetin drejt Çamërisë, diskriminimet në mënyrë selektive

Tiranë, 18 mars 2011, NOA- Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar lidhur me ndalimin e dy qytetarëve në kufi, pasi vendlindja e tyre ishte Çamëria.

Lidhur me këtë rast kreu i PDIU tha se, “Fillimisht ne u jemi adresuar autoriteteve shqiptare, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme, por edhe trupit diplomatik, në mënyrë që të vihen në dijeni për këtë rast skandaloz, i cili në mënyrë selektive ndalon pikërisht këtë komunitet, i cili diskriminohet”.

Idrizi theksoi se do të ndiqen të gjitha rrugët dhe do gjenden të gjitha format për tu ndaluar këtë diskriminim.

Ndër të tjera ai veçoi se, së bashku me deputetin tjetër të kësaj partie Dashamir Tahiri do të shkojnë në Çamëri së bashku me një përfaqësi të këtij komuniteti, ndër ta edhe të moshuar.

Sipas tij ky veprim do të vij, pas aktit të ndalimit të dy të moshuarve në kufi, por këtë herë të moshuarit do të jenë nën shoqërinë e dy njerëzve me imunitet parlamentar.

Lidhur me kohën se kur do të kryhet kjo vizitë ai tha se do të jetë shumë shpejt, por pa saktësuar një datë, apo moment.

a.y/NOA

KOMENTE